Borussia Dortmundi të shtunën përballet me Werder Bremenin që është ndeshja kryesore e Bundesligës në vikend, transmeton KTV.
Verdhezinjtë që nuk din për humbje në kampionat në 14 ndeshjet e zhvilluara, prijnë në tabelë me 36 pikë, shtatë më shumë se Gladbahu që është në pozitën e dytë.
Dortmundi përballë ka Bremenin dhe Milot Rashicën, me futbollistin e Kosovës, që ka parashihet ta nisë ndeshjen nga fillimi.
Kampioni Bayern Munchen, që është këndellë në ndeshjet e fundit, do të kërkojë fitoren e radhës në udhëtim te Hanoveri të shtunën nga ora 15:30.