Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dortmundi synon që me hapa të shpejtë ta marrë kreun

Edicioni aktual i Bundesligës për Borussia Dortmundin po zhvillohet me hapa të shpejtë e të sigurt.

Dortmundi, që ka synime të mëdha, do të luajë të shtunën prej orën 15:30, në udhëtim te Werder Bremeni.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 20-të të kampionatit gjerman.

Dortmundi ka pesë fitore rresht pas pushimit dimëror.

Ka entuziazëm te “verdhezinjtë”, njësoj si në vitin 2021, kur skuadra e fitoi Kupën e Gjermanisë.

Edhe Dortmund – Bayern, derbi i madh gjerman Futboll Dortmund – Bayern, derbi i madh gjerman

Shpirti ekipor dhe vendosmëria e skuadrës, që drejtohet nga trajneri Edin Terziq, kanë bërë që Dortmundi të mundohet të triumfojë edhe në Bundesligë.

Për Dortmundin do të ishte titulli i parë që prej vitit 2012.

Aktualisht, Dortmundi pozicionohet në vendin e tretë me 37 pikë. Tri pikë më shumë ka Bayerni që është lider.

Në fakt të gjitha ekipet deri në vendin e gjashtë janë në garë për titull, ndonëse Bayerni është favorit.

Vendin e dytë e zë Union Berlini me 39 pikë. Në vendin e katërt është Leipzigu me 36 pikë.

Eintracht Frankfurti ka 36 pikë në vendin e pestë, kurse Freiburgu në vendin e gjashtë ka arkëtuar 34 pikë.

Dortmundi është në lojë për t’i fituar edhe dy gara të tjera.

Edhe Dortmundi synon të kthehet te fitorja me trajnerin e ri Futboll Dortmundi synon të kthehet te fitorja me trajnerin e ri

Në Ligën e Kampionëve në fazën nokaut luan kundër Chelseat, ndërsa të mërkurën fitoi në Kupë kundër Bochumit.

Trajneri Terziq ka thënë se ka besim të plotë që skuadra mund t’u rezistojë të tria sfidave që i ka para. Ai ka shtuar se Dortmundi duhet t’i fitojë “ndeshjet e lehta”, në mënyrë që të jetë më rehat për derbin me Bayernin në Bundesligë, që luhet më 1 prill.