Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica asiston në supergolin e Werderit

Werder Bremeni po udhëheq 1:0 ndaj Schalkes, në ndeshjen e xhiros së 29-të të Bundesligës që ka nisur në ora 15:30. Golin e shënoi Leonardo Bittencourt në minutën e 32-të.

Fillimisht Milot Rashica bëri presion te një lojtar kundërshtar dhe së bashku me një lojtar tjetër të Werderit e morën topin. Rashica avancoi para dhe pasoi për Bittencourtin, që pas disa prekjeve goditi nga distanca për gol shumë të bukur.

 

 

Artikuj të ngjashëm