Milot Rashica ka qenë vendimtar në fitoren e Galatasarayt ndaj Kasimpasas të shtunën.
Galata lidere mposhti në shtëpi Kasimpasan e Florent Hadërgjonajt me rezultat 1:0.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 57-të nga Nicolo Zaniolo, që u asistua nga Rashica.
Për Rashicën, ishte asistimi i katërt në Superligën turke këtë edicion, karshi një goli.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 22-të pas lëndimit të Juan Matas.
Hadërgjonaj ndërkohë luajti nga minuta e 73’.
Galata është në vendin e parë me 60 pikë.
Edhe
Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit
Kasimpasa është e 13-ta me 25 pikë.
VIDEO: