Manchester Unitedi ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Norwichit.
“Djajtë e Kuq” shënuan fitore prej 4 me 0 në Old Trafford, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi anglez Marcus Rashford, transmeton Koha.net.
Rashford shënoi dy golat e parë, derisa dy të tjerët i shënuan Martial e Greenëood.
Me këtë fitore Unitedi arrin në kuotën e 34 pikëve dhe mban vendin e pestë, derisa Norwichi në vendin e fundit ka vetëm 14 pikë pas 22 ndeshjeve.