Manchester Unitedi e ka shënuar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e vitit 2024.
“Djajtë e kuq” të dielën mposhtën thellë West Ham Unitedin, me rezultatin 3:0.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 23-të të Premier Leagues, ndërsa ka shkëlqyer sulmuesi 19-vjeçar Alejandro Garnacho.
Rasmus Hojlund në minutën e 23-të shënoi për 1:0, kurse sulmuesi argjentinas i realizoi dy golat tjerë në minutën e 49-të dhe të 84-t. Manchester Unitedi ngjitet në pozitën e gjashtë me 38 pikë, dy më shumë se West Ham Unitedi i pozitës së shtatë.