Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashfordi pritet të jetë gati për derbin ndaj Liverpoolit

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford pritet të jetë gati për të luajtur prej muajit të ardhshëm. Në fakt, Rashford po planifikon të jetë në fushë në derbin kundër Liverpoolit që do të luhet më 24 tetor, kanë njoftuar mediumet britanike të premten.

Rashford ka qenë jashtë fushës që nga “Euro 2020” dhe pothuajse është rikuperuar nga operimi i krahut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai vitin e fundit ka pasur telashe me lëndimet, por po punon individualisht me trajnerët e klubit që të jetë i gatshëm ta ndihmojë Unitedin që nga muaji tjetër.

Në klub kanë bërë të ditur se Rashford së shpejti do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit në stërvitje dhe do të jetë në përforcim shtesë i Unitedit për këtë sezon.