Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës pasi mungoi të shtunën kundër Wolverhamptonit.
Golashënuesi më i mirë i Unitedit pësoi lëndim javën e kaluar dhe ka stërvitur të mërkurën.
Ai mungoi në fitoren e Unitedit 2:0 kundër Wolvesit, por pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen në udhëtim ndaj Bournemouthit. Unitedi, që kërkon një vend që dërgon në “Champions” edicionin tjetër, e ka mirëpritur edhe rikthimin e mesfushorit Scott McTominay, që ishte lënduar më 8 prill në fitoren 2:0 ndaj Evertonit.
25-vjeçari Rashford në këtë edicion ka shënuar 29 gola dhe ka 11 asistime në 53 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm