Marcus Rashford ka mohuar se ka probleme me trajnerin e Manchester Unitedit, Ralf Rangnick.
Sulmuesi anglez ka shpjeguar se ai së bashku me bashkëlojtarët e tij janë tejet të zhgënjyer me paraqitjet në Premier League këtë sezon.
“Ne të gjithë kemi qenë të zhgënjyer me paraqitjet e fundit dhe kemi qenë po aq të zhgënjyer me mbulimin e lajmeve që vënë në pikëpyetje angazhimin tonë, jo vetëm ndaj menaxherit dhe stafit stërvitor, por edhe ndaj klubit. Nuk jam i mërzitur, nuk jam i pakënaqur, a jam i zhgënjyer në disa nga performancat e mia të fundit? Sigurisht qe jam”, deklaroi Rashford.
Artikuj të ngjashëm