Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashani paraqitet në fitoren e Clemontit

Sulmuesi i krahut, Elbasan Rashani është paraqitur për Clemontin në fitoren kundër Troyes me rezultatin 2:0. Rashani ishte në bankën e rezervistëve dhe u inkuadrua në lojë në minutën e 66-të.

Ai zëvendësoi Jason Berthomier. Për Clemontin kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje dhe me gjashtë pikë renditet në pozitën e dytë në elitën e futbollit francez.

Për Rashanin kjo ishte paraqitja e dytë. Në duelin e parë, futbollisti i Kosovës bëri një asistim në fitoren ndaj Bordeauxit. Edhe në takimin e parë, Rashani është inkuadruar në lojë në pjesën e dytë. Elbasan Rashani është transferuar te Clemonti gjatë kësaj vere nga Erzurumi.

Artikuj të ngjashëm