Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashani i lumtur që luajti titullar pas një kohe të gjatë

Futbollisti i Kosovës, Elbasan Rashani nuk është i kënaqur me barazimin e Clermontit pa gola ndaj Strasburgut në fundjavë. Por Rashani është i kënaqur që luajti pas një kohe të gjatë nga minuta e parë për Clermontin.

Rashani luajti 82 minuta në barazimin e Clermontit të dielën ndaj Strasburgut në Ligue 1 të Francës. Ai ka luajtur ndeshjet e kaluara si zëvendësues, pas kthimit nga një lëndim.

“Nuk është më e keqja për ne. Ne duhet të fillojmë të marrim pikë dhe kjo është ajo që po bëjmë. Mund të kishim fituar, kishim mundësi për ta bërë këtë. Është zhgënjyese të marrim vetëm një pikë në shtëpi. Por vlerësoj se ishin 80 minuta të rëndësishëm për mua”, ka thënë Rashani, shkruan “lamontagne.fr”.

Rashani 30-vjeçar në edicionin aktual në Francë ka luajtur shtatë ndeshje.