Sulmuesi i krahut Elbasan Rashani është aktivizuar në minutë ne 61-të te Erzurumspori që fitoi nga Yeni Malatyaspori me rezultatin 1:0, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në kuadër të javës së 36-të të Superligës së Turqisë.
Te Matalyaspori nga minuta e 78-të në fushë i pranishëm ishte edhe sulmuesi tjetër kosovar, Jetmir Topalli. Me këtë fitore Erzurumspori ka bërë një hap të madh në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit turk. Yeni Matalayaspori është në vendin e 15-të me 37 pikë.
Ndërkohë kosovari tjetër që luan në futbollit elitar të Turqisë, Veton Tusha ka qenë titullar te Denizlispori që barazoi në udhëtim me Ankaraguçun me shifrat, 1:1. Tusha luajti vetëm pjesën e parë, ndërsa titullar te Ankaraguçu ishte edhe mesfushori shqiptar, Endri Çekiqi, që në fushë ishte deri në minutën e 79-të, derisa Idriz Voca ishte në stol.