Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka njoftuar të hënën se tre futbollistë që ishin pjesë e listës së përzgjedhësit të përkohshëm Primozh Gliha për ndeshjet e këtij muaji, nuk do t’i bashkohen “Dardanëve” në grumbullimin që nis sot.
Bëhet fjalë për Elbasan Rashanin, Lirim Kastratin e Bersant Celinën. Ndërsa, në dyshim mbetet edhe Zymer Bytyqi që ka pësuar lëndim në ndeshjen e fundit dhe po i kryen kontrollimet në klubin e tij para se të merret një vendim definitiv.
“Elbasan Rashani ka pësuar lëndim në ndeshjen e djeshme me klubin e tij, kurse Lirim Kastrati e Bersant Celina me kërkesën e tyre për shkak të situatave respektive në klubet e tyre janë liruar nga obligimet me ekipin kombëtar për këtë grumbullim”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
-
Foda flet për mungesën e Rashicës, Hadërgjonajt dhe Alitit
-
Kosova me mungesa të tjera, por Foda optimist për fitore në Rumani
-
FFK-ja tregon se cilët lojtarë janë në listën rezervë të Fodas
-
Kosova pa kapitenin Rrahmani e titullarë të tjerë, si dhe me tre emra të rinj
-
Tjetër listë e Kosovës, të tjera vendime të kontestuara