Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur prë mungesën e disa futbollistëve të rëndësishëm, duke theksuar se Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti do të mungojnë për shkak të lëndimeve.
Në një deklarim për media, Foda tha se ka zhvilluar biseda me të tre lojtarët dhe se asnjëri prej tyre nuk ka shprehur dëshirë për t’u larguar nga Kombëtarja e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me të tre lojtarët kam biseduar dhe janë të lënduar. Miloti është i lënduar, rreziku ishte i madh që ai të lëndohej sërish”, deklaroi Foda. “Asnjë nga lojtarët nuk kanë thënë se dëshirojnë të largohen. Dëshirojnë të vazhdojnë me Kombëtaren e Kosovës”.
Duke folur për lojtarët Dardan Shabanhaxhaj, Rilind Nivokazi dhe Valmir Matoshi ka thënë se i kanë lënë përshtypje të mirë.
“Është sinjal i thjeshtë. Të tre lojtarët i kam vëzhguar në ndeshjet e tyre, kam qenë në Lugano kur kanë luajtur ndaj Sionit. Më kanë dhënë përshtypje të mirë. Kanë treguar paraqitje të mirë dhe i kam ftuar. Nëse të ardhmen kanë paraqitje të mirë do t’i ftojmë për Kombëtaren e Kosovës”, ka thënë ai.