Sulmuesi i krahut, braziliani Raphinha, u ka dhënë fund të gjitha dilemave për të ardhmen e tij. Raphihna ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona, përkundër ofertave të shumta që ka marrë gjatë këtij muaji.
Ai është i vendosur për ta respektuar kontratën e tij me Barçën që i skadon në vitin 2027 dhe për të luftuar për një vend titullari në ekip.
“Pas suksesit në Superkupën e Spanjës, ku fitova trofeun tim të parë me Barcelonën, synimi im është të fitoj edhe shumë trofe tjerë me këtë fanellë”, ka thënë 25-vjeçari.
Raphinha iu bashkua Barcelonës para fillimit të këtij sezoni, ndërsa deri më tani ka tri gola e pesë asistime në të gjitha garat për ekipin spanjoll.