Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rangnicku llogarit në Hendersonin e van de Beekun

Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka bërë të ditur se ka biseduar me lojtarët Dean Henderson dhe Donny van de Beek.

Trajneri gjerman ka zbuluar se u ka kërkuar të dy lojtarëve që të mbeten pjesë e klubit së paku deri në qershor të këtij viti.

“Sigurisht që kam biseduar me të dy lojtarët dhe u kam thënë se dëshira ime është që të mbesin në klub së paku deri në qershor. Janë dy futbollistë me cilësi të lartë dhe të ardhme”, deklaroi Rangnick.

Portieri Henderson këtë sezon ka vetëm dy paraqitje në Premier League derisa Van de Beek ka luajtur vetëm 67 minuta. Të dy lojtarët kanë shprehur dëshirën të largohen gjatë afatit kalimtar të janarit nga “Djajtë e Kuq”.