Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka bllokuar shitjet e Anthony Martial dhe Donny van de Beek.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se forma e treguar e të dy lojtarëve në ndeshjet parasezonale ka bërë që trajneri të kërkojë që dyshja të mbetet.
Martial sezonin e shkuar ishte i huazuar te Sevilla derisa Van de Beek tek Evertoni.
Të dy lojtarët ishte planifikuar të shiteshin këtë verë pasi nuk arritën të bindnin në “Old Trafford”.
Por është trajneri Ten Hag që po kërkon që Martial dhe Van de Beek të mbesin dhe do t’iu japë edhe një shans për sezonin e ri.