Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rangnick nuk do ta udhëheqë Unitedin kundër Arsenalit

Micheal Carrick do ta udhëheqë skuadrën e Manchester Unitedit në ndeshjen kundër Arsenalit që luhet të enjten në kuadër të Premier Leagues, derisa trajneri Ralf Rangnick është në pritje për t’u pajisur me vizë të punës.

Carrick e kishte zëvendësuar Ole Gunnar Solskjaerin pas shkarkimit dhe kundër Arsenalit do të jetë ndeshja e tij e tretë në krye të Unitedit. Rangnick u emërua trajneri i Unitedit të hënën duke firmosur kontratë deri në fund të edicionit.

Ai do ta ketë rolin e trajnerit të përkohshëm pasi në fund të sezonit, do të angazhohet si këshilltar në klub për dy vjetët e ardhshme.

“Përderisa klubi përcjellë procesin e vizës së punës për Rangnickun, Carrick do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit”, thuhet në njoftimin e Unitedit të martën.