Mesfushori uellsian Aaron Ramsey nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës. Në një intervistë për “Sky Sports”, Ramsey ka insistuar se do të jetë pjesë e Juventusit edhe sezonin e ri pasi nuk është i interesuar të kthehet në Premier League, ku shumë skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Ramsey në vitin 2019 iu bashkua Juventusit si lojtar i lirë por shkaku i lëndimeve ka munguar në shumë ndeshje. Edicionin e fundit, Ramsey shënoi dy gola dhe bëri pesë asistime në 30 ndeshje në të gjitha garat.
“Jam lojtar i Juventusit dhe nuk do të largohem. Dy edicionet e fundit ishin frustruese për mua shkaku i lëndimeve, por besoj se për sezonin e ardhshëm do të jem i gatshëm ta ndihmoj më shumë ekipin”, tha Ramsey, i cili ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023.