Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramsey i gatshëm ndaj Fiorentinës

Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey, është rikthyer në stërvitje me skuadrën, vetëm dy ditë para ndeshjes kundër Fiorentinës në Serie A.

“Bianconerët” po përgatiten për ndeshjen tjetër të ligës pas fitores që e shënuan në Ligën e Kampionëve kundër Zenitit 4:2.

Ramsey nuk ishte pjesë e skuadrës për duelin ndaj rusëve, pasi 30-vjeçari ka munguar në javët e fundit për shkak të problemeve me muskuj.

Në Serie A, para barazimit me Interin 1:1, Juventusi kishte pësuar dy disfata rresht. U mposht me rezultatin 2:1 nga Sassuolo dhe Hellas Verona. E synon fitoren e parë qëkur mposhti Romën 1:0 më 17 tetor.