Sergio Ramos dëshiron të luajë edhe për “katër ose pesë sezone në nivelin më të lartë” përpara se të marrë një tjetër aventurë në futboll, shkruan “L’Equipe” të martën.
Ramos 36-vjeçar, iu bashkua Paris Saint-Germain si lojtar i lirë vitin e shkuar pas 16 sezonesh me Real Madridin.
Dëmtimet e kanë kufizuar mbrojtësin spanjoll në vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat për PSG-në duke çuar në spekulime se koha e tij në Paris mund të shkurtohet. Megjithatë, Ramos ka përgënjeshtruar të gjitha.
“Unë do të doja të luaja edhe katër ose pesë vjet në nivelin më të lartë përpara se të kaloj në një përvojë tjetër. Kam nënshkruar për dy vjet me Parisin dhe do të përpiqem që të mbetem në klub për tri vjet, një më shumë dhe pastaj do të shohim”.