E ardhmja e Sergio Ramosit te Real Madridi mbetet e paqartë. Mbrojtësi spanjoll, që është në vitin e fundit të kontratës, nuk e ka vazhduar ende atë.
Por, sipas mediave spanjolle, kapiteni i madrilenëve do të ketë një takim me drejtuesit e klubit për ta diskutuar të ardhmen e tij.
34-vjeçari ka kërkuar rritje page për ta vazhduar qëndrimin në Madrid.
Situatën e mbrojtësit spanjoll janë duke e monitoruar Juventusi dhe Paris Saint-Germaini.
Të dyja ekipet kanë shfaqur interesim për qendërmbrojtësin e Real Madridit.
Artikuj të ngjashëm