Qendërmbrojtësi Sergio Ramos ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në SHBA, ka shkruar “Todofichajes”.
Mësohet se Ramos tashmë ka pasur një takim me krerët e Inter Miamit për një transferim të mundshëm në SHBA. Madje, te klubi amerikan po insistojnë në transferimin e Ramosit në fund të këtij edicioni.
Është pronari i Interit Miamit, David Beckham që personalisht ka kontaktuar me Ramosin, të cilin e ka pasur bashkëlojtar te Real Madridi.
Ramos 36-vjeçar para filliit të këtij sezoni iu bashkua Paris Saint-Germainit si lojtar i lirë dhe ka kontratë deri në vitin 2023.
Te Parisi janë të gatshëm ta lirojnë Ramosin në verë duke pasur parasysh telashet që i ka pasur me lëndimet këtë sezon. Spanjolli ka vetëm shtatë paraqitje dhe një gol të shënuar deri më tani për PSG-në.