Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos mori kartonin e 27-të të kuq, ende shumë larg rekordit

Janë dashur disa muaj që Sergio Ramos të hynte në fushën e lojës qëkur u transferua nga Real Madridi te Paris Saint-Germaini. Por nuk zgjati shumë që mbrojtësi veteran ta bënte atë që bën më së miri, të përjashtohet nga loja.

Në vetëm tri paraqitje në Ligue 1 qëkur u transferua në Francë në muajin korrik, Ramosit iu tregua kartoni i parë i kuq me skuadrën e re të mërkurën në mbrëmje në barazimin 1:1 me Lorientin.

35-vjeçari hyri në lojë në pjesën e dytë dhe nuk e priti fundin e ndeshjes. Mori dy kartonë të verdhë brenda pesë minutave. U përjashtua nga loja në minutën e 86-të pasi ndali një vrapim të sulmuesit të Lorientit, Teremas Moffi.

Ishte goli i Mauro Icardit në minutën e parë të kohës shtesë që e shpëtoi skuadrën parisiene pa pësuar disfatë. Tani PSG-ja ka 13 pikë më shumë se përcjellësi i parë në tabelë, pas 19 xhirove.

Ramos ka zhvilluar vetëm 130 minuta në ligë dhe 45 minuta në Kupën e Francës në këtë sezon.

Kartoni i kuq kundër Lorientit ishte i 27-ti në karrierën e tij dhe i pari në afër dy vjet. Herën e fundit kur u përjashtua nga loja me të kuq ishte shkurti i vitit 2020 në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt.

Edhe Fyeu gjyqtarin, Ramos dënohet me tri ndeshje Sport Fyeu gjyqtarin, Ramos dënohet me tri ndeshje

26 kartonët tjerë të kuq të Ramosit erdhën gjatë qëndrimit për 16 vjet te madrilenët. I pari ishte ai i vitit 2005 në muajin shtator kundër Espanyolit.

Rekordin për më së shumti kartonë të kuq e mban kolumbiani Gerardo Bedoya, me plot 46 përjashtime gjithsej. Pati karrierë 20-vjeçare në futboll dhe ka hyrë tashmë në rekordet e librit “Guinness”.

ESPN-ja në shkrimin e bërë për të ndër të tjerash ka shkruar: “Ka ende shumë punë për t’u bërë, Sergio. Ne kemi besim te ti”.