I cilësuar si “mbreti i kartonëve të kuq”, Sergio Ramos, nuk e ka harruar zanatin as te Paris Saint-Germaini.
Ramosi u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë në ndeshjen kundër Reimsit, por brenda disa sekondave, gjyqtari ia dha edhe të kuqin.
Nuk është e qartë arsyeja e ndëshkimit, por duket se gjyqtari nuk i duroi fjalët e Ramosit.
Për të, ky është kartoni i dytë i kuq prej kur u transferua te PSG-ja nga Real Madridi para dy sezoneve.
36-vjeçari ka 28 kartonë të kuq në karrierë. Vetëm kolumbiani Gerardo Bedoya ka më shumë (46).
Edhe
Fyeu gjyqtarin, Ramos dënohet me tri ndeshje
Kliko KËTU për ta parë kartonin e kuq të Ramosit
Pas pjesës së parë, rezultati mes Reimsit dhe PSG-së është 0:0. Arbër Zeneli është duke luajtur nga fillimi për vendësit.