Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramla Ali dhe jeta e saj sekrete si boksiere kampione

Kur Ramla Ali fitoi titujt e Britanisë dhe Anglisë në vitin 2016, asnjë nga familjarët e saj nuk ishte duke shikuar.

Arsyeja nuk ishte se familjarët nuk kishim guxim ta shikonin, por thjesht nuk e dinin se 27-vjeçarja po luftonte.

Femra e parë myslimane që ka fituar titull të Anglisë në boks, Ramla Ali, e kishte mbajtur gjatë sekret nga familja e saj strikte faktin se po boksonte, duke besuar se nuk do t'ia lejonte. Madje disa anëtarë të familjes ende e kundërshtojnë, shkruan sot Koha Ditore.

"E mbaj në mend se garoja në finale të kampionatit nacional", thotë Ali, vajza e një imami. "Prindërit e mi jetojnë në Bethnal Green në Londër dhe finalet po mbaheshin në York Hallin që ishte shumë afër. E mbaj në mend se i dhashë trajnerit tim çantën me rrobat e mia dhe i thash: 'Do të takohemi më vonë'. Nënës i thashë se po shkoja të vrapoja e do të kthehesha së shpejti. Por unë në fakt po shkoja të garoja në kampionat nacional. Aq larg u desh të shkoja për t'u marrë me sportin që e dua".

Ramla Ali nisi karrierën e saj të boksit në rininë e hershme dhe i tha nënës se thjesht po ushtron për të mbajtur formën fizike e nuk po bokson në ring.

Edhe Boksierja që po nderon Somalinë me çdo grusht të hedhur Sport Boksierja që po nderon Somalinë me çdo grusht të hedhur

Vetëm në mesin e të njëzetave u zbulua për jetën e dyfishtë që po bënte Ali.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)