Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramaj bën hapin e madh, i bashkohet gjigantit holandez

Portieri shqiptar Diant Ramaj ka bërë hap të madh në karrierë. Të enjten, gjiganti holandez Ajax Amsterdam ka zyrtarizuar transferimin e tij nga Eintrach Frankfurti.

21-vjeçari që është rritur në Gjermani ka nënshkruar kontratë me Ajaxin deri në vitin 2028.

Portieri i talentuar me rrënjë kosovare i ka kushtuar Ajaxit rreth tetë milionë euro.

Ramaj e ka përfaqësuar Gjermaninë në nivelin e moshave.