Portieri shqiptar, Diant Ramaj, ka kompletuar ndeshjen tek Ajaxi që të enjten në mbrëmje barazoi në shtëpi me Bodo/Glimtin norvegjez 2:2.
Ishte ndeshja e parë e 1/16 së finales së Ligës së Konferencës.
Albert Gronbaek i shënoi dy golat e mysafirëve, në minutën e 16-të dhe të 64-t.
Në minutën e 90-të, Odin Luras Bjortuft u përjashtua nga loja, ndërsa nga penalltia për vendësit shënoi Branco van de Boomen.
Rezultatin 2:2 e vendosi Steven Berghuis, në minutën e shtatë të kohës shtesë.
Dinamo e Zagrebit fitoi në udhëtim te Real Betisi 1:0, ndërsa Arbër Hoxha luajti deri në minutën e 63-të për skuadrën e madhe kroate.
1:0 fitoi edhe Maccabi Haifa ndaj Gentit, kurse Servette e Ludogorets, barazuan pa gola në ndeshjet që nisën në orën 21:00.
Ndeshjet kthyese të kësaj faze të garës zhvillohen pas një jave.