Shkaku i lojtarëve të suspenduar, Dukagjini ka bërë ndryshime të mëdha në ekip para ndeshjes me Feronikelin që përfundoi 4:0 në të mirë të klinasve, të mërkurën, ka thënë pas ndeshjes ndihmëstrajneri Agon Ramadani.
Ai e udhëhoqi takimin në mungesë të Armend Dallkut të suspenduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi pasur lojtarë të suspenduar, andaj është dashur të bëjmë eksperimente të tilla, të detyrueshme. Edhe në Prishtinë si në çdo ndeshje tjetër dëshirojmë të marrim pikë”, ka thënë Ramadani.
Dukagjini në ndeshjen tjetër udhëton te Prishtina, në kuadër të xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Për trajnerin Dallku do të jetë rikthim i veçantë, pasi fitoi Kupën e Kosovës me kryeqytetasit në edicionin 2019/20.