Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë se për shkak të ndeshjes çerekfinale në Kupën e Kosovës kundër Dritës në mesjavë, është detyruar të bëjë rotacion në skuadër për duelin ndaj Ballkanit.
Dukagjini u mposht 2:1 nga Ballkani.
“Nuk e nisëm mirë ndeshjen. Kemi bërë rotacion në formacion sepse kemi ndeshje shumë të rëndësishme në Kupë. Në ndeshjet e Kupës nuk ka rikuperim të pikëve. Vendosëm të luajmë me këtë formacion dhe bëm edhe disa ndryshime të tjera. Goli i parë erdhi si shpërqendrim i mbrojtjes dhe mesfushës. Më pas, a ishte penallti apo jo, vendos arbitri. Por, më pëlqeu shpirti luftarak në pjesën e dytë. Pastaj e shënuam golin, tentuam edhe ta barazojmë rezultatin por këto ishin mundësitë tona. Nuk e kemi luksin t’i lodhim lojtarët apo të rrezikojmë me kartonë. Sot vendosëm ta pushojmë një pjesë të ekipit, sepse në Kupë nuk ka rikuperim pikësh”, ka thënë Dallku për “ArtMotion” pas ndeshjes.