Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dallkun nuk e kënaq barazimi ndaj Dritës

Dallku

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku nuk është i kënaqur vetëm me një pikë të fituar ndaj Dritës në Gjilan.

Ai ka thënë se ekipi tij ka merituar pikët e plota në përballjen kundër Dritës. Ndeshja përfundoi baras, 2:2. Drita në minutën e 92-të humbi penallti. “Nuk më kënaq barazimi, pasi krijuam shumë raste shënimi, sidomos në pjesën e parë. Kishim një ndeshje të mirë në pjesën e parë. Por edhe në pjesën e dytë kishim raste për gol. Na la shije të keqe penalltia.

Prekja me dorë nga kundërshtari na kthehet për penallti. Gjyqtari kryesor nuk mund t’i shikoj të gjitha, por më habit pse nuk reaguan gjyqtari katërt apo anësori e po ashtu edhe gjyqtarët e VAR-it. Zoti është i madh dhe u prit nga portieri jonë. Kemi dominuar edhe me raste edhe me taktikë. Fitorja do të ishte perfektë për ne”, ka thënë Dallku.