Futbollisti shqiptar, Ylber Ramadani, do t’i mungojë skuadrës daneze Vejle në ndeshjen hapëse në Superligë pasi është konfirmuar me COVID-19. Klubi ka thënë se lojtari është infektuar në Shqipëri ku kishte udhëtuar për ndeshjet me kombëtaren më herët gjatë shtatorit.
Madje sipas klubit, ai ka qëndruar një javë i izoluar në Shqipëri, edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit kishte mohuar se ka futbollistë me COVID-19 në kampin e saj për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë në Ligën e Kombeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo24-vjeçari, që sipas klubit ka qenë pa simptoma, është kthyer në ushtrime, por i duhet të ndjekë një program tjetër para se të jetë në dispozicion për ndeshjet, raportojnë mediat lokale.
Ramadani iu bashkua Vejles më 2017. Sezonin e shkuar ai ishte lojtar kyç i klubit për të kaluar në Superligën daneze.
Si qendërmesfushor, ai ka kontribuar me tri gola e dy asistime.
Vejle nis sezonin e ri të hënën kundër AGF-së.