Atleti nga Mitrovica, Muhamet Ramadani është kualifikuar në finalen e Kampionatit Botëror U20 që po mbahet në Nairobi të Kenisë.
Ramadani në gjysmëfinalen e hedhjes së gjyles 6 kilogramë, ka përfunduar i katërti në renditjen e përgjithshme.
Ai hedhjen më të mirë e pati në distancën 18.89 metra. Para tij në renditje dolën Juan Vazquez Gomez i Kubës (19.66 metra), bjellorusi Yahueni Bruhi (19.28 metra) dhe Semen Borodayev. Finalja do te mbahet nesër, prej orës 14:20 me kohën tonë lokale.
Ramadani muajin e shkuar e fitoi medaljen e artë në Evropianin U20 të mbajtur ne Tallin të Estonisë.