Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është ndarë i kënaqur me shortin për parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, ka shkruar kampionia në fuqi e Kosovës, në “Facebook”.
Prishtina në gjysmëfinale të turneut parakualifikues do të përballet me kampionin e San Marinos, Folgore. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 22 qershor në Ishujt Faroe.
Sipas Ramadanit, Është short i mirë për Prishtinën dhe kundërshtar që e ka dëshiruar. Ramadani ka shtuar se pret që Prishtina të jetë maksimalisht e përgatitur për këtë ndeshje, ndonëse për kundërshtarin ka shumë pak njohuri.
“Short siç e kemi dëshiruar. Por, nëse e marrim që ka mbaruar puna me short, atëherë kemi dështuar. Besoj që do ta gjejmë formën optimale që të përballojmë me sukses kampionët e San Marinos. Jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë turnir, shorti i të cilit na gëzon, por nuk na jep aspak komoditet. Kemi pak njohuri për kundërshtarin, po do t’i hulumtojmë dhe t’i analizojmë derisa të vije dita e ndeshjes”, është shprehur Ramadani.
-
Ramadani: Na pret ndeshje e vështirë me kampionin e Andorrës
-
Te Prishtina ndihen më të fortë tani që ndeshjet do t’i luajnë në Elbasan
-
Prishtina përballet me kampionin e San Marinos në parakualifikimet e Championsit
-
Drita pranon rolin e favorites, por bën thirrje për kujdes
-
Ramadani për Zhalgirisin: Një ekip që nuk e njohim