Mesfushori Ylber Ramadani e ka vlerësuar si fitore tejet të madhe triumfin 3:0 ndaj Çekisë.
Ai ka thënë se Shqipëria u tregua kompakte në çdo aspekt dhe nuk i lejoi fare Çekisë për të treguar diçka në fushë.
“Është natë e madhe për të gjithë dhe janë tre pikë shumë të rëndësishme, u futëm për të fituar dhe jo barazuar. Kur shënuam ata sulmuan sepse ishin të dytët në grup, por për ne është një mbrëmje e madhe. Përqafova babin dhe më tha se ka mbetur edhe një ndeshje”, është shprehur Ramadani.
Artikuj të ngjashëm