Mesfushori Ylber Ramadani vlerëson se Shqipëria nuk e kishte natën e saj në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.
Gjeorgjianët fituan 1:0 ndaj Shqipërisë në Tiranë.
“Sot ishte ndeshje shumë e vështirë. Na vunë në vështirësi me kompaktësinë në mbrojtje. Ishin pesë në mbrojtje e tre në mesfushë. Hoxha e kalonte një me driblim, por menëjherë i vinte tjetri.
Gjeorgjia është shumë e fortë, por edhe ne jemi skuadër e fortë. Sot nuk e kishim ditën, pasi jemi në nivel të njëjtë. Gjeorgjianët e kanë përgatitur ndeshjen shumë mirë që me kundërsulme të vinin te porta. E shfrytëzuan këtë dhe më pas kishim vështirësi që t’i thyenim prapa”, ka thënë Ramadani.