Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Raketat” fitojnë ndaj Utah Jazz

Shkëlqeu edhe Houston Rockets që në krye me Eric Gordon i cili e përfundoi takimin me 25 pikë, i mundësoi “Raketave” të fitojë në udhëtim te Utah Jazz me shifrat 113:92 në “Vivint Smart Home Arena”.

Rockets tani ka 2 fitore e 1 humbje, e në këtë ballafaqim e shfrytëzoi epërsinë e lartë të krijuar në periodën hyrëse, ku seria ishte 19:2. Tani ndeshja e katërt luhet në “Salt Lake City”, transmeton Sporti në KTV.

70:40 ishte rezultati në të mirë të Houstonit në pushim, dhe deficiti i 30 pikëve, ishte më i larti në historinë e Utah Jazz në ndeshjet pas sezonit të rregullt.

Royce O’Neale ishte më i miri në listën e koshashënuesve te skuadra e “Xhezerëve”, me 17 pikë e 5 kërcime.