Sport

Raiola nis bisedimet me Real Madridin për Pogban

Paul Pogba nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mesfushori francez është në vitin e fundit të kontratës me klubin e Manchester Unitedit dhe nuk e ka vazhduar ende atë.

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur të shtunën se Pogba mund të transferohet te Real Madridi si futbollist i lirë.

Madje thuhet se menaxheri i lojtarit, Mino Raiola, ka pasur një takim me drejtuesit e klubit madrilen dhe marrëveshja mund të arrihet.

Në garë për shërbimet e mesfushorit francez është edhe Pari Saint-Germaini.