Paul Pogba nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Mesfushori i Manchester Unitedit është përfolur për një largim të mundshëm klubi në afatin kalimtar të janarit, por francezi vendosi të qëndrojë.
Megjithatë, Pogba nuk e ka vazhduar ende kontratën që i skadon në vitin 2022 duke lënë të hapur mundësinë e largimit në fund të këtij sezoni.
Menaxheri i lojtarit Mino Raiola ka nisur bisedimet me skuadrën angleze për vazhdimin e kontratës, por nuk ka gjetur ende marrëveshjen.
Interesim për mesfushorin ka shprehur Juventusi. Pogba këtë sezon me Unitedin në 18 ndeshje në Premier League ka shënuar tre gola dhe ka një asistim.