Agjenti i mirënjohur italian, Mino Raiola i ka premtuar klientit të tij Paul Pogba transferimin në La Liga, te Barcelona ose Real Madridi, raporton Manchester Evening News.
Më 2016 agjenti italian kishte deklaruar se mesfushori francez duhet të transferohet së pari në Angli, pas tre vitesh të transferohet në Spanjë, transmeton Koha.net.
Pogba është lidhur me një largim nga Old Traffordi, dhe marrëdhëniet jo të mira të tij me Jose Mourinhon e largojnë edhe më tepër nga klubi anglez.
Francezi përveç që është i lidhur me një kalim në Spanjë, interesim për të ka shprehur edhe ish-skuadra e tij, Juventusi.
Artikuj të ngjashëm