Agjenti Mino Raiola ka thënë se planifikon të sjellë një lojtar të madh te Real Madridi, duke rritur edhe më tej spekulimet për një transferim të mundshëm të mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.
Italiani ka thënë se është në marrëdhënie shumë të mirë me Realin dhe thotë se do të ishte ëndërr e tij që të dërgojë një kampion te klubi madrilen.
“Marrëdhënia ime me Real Madridin është shumë e mirë. Unë flas shpesh me Jose Angelin. Një ditë shpresojë të sjellë një kampion të madh te Reali. Për momentin, e kam atje Alphonse Areolan, por është i huazuar. Këtë verë dua të sjelli një lojtar të madh në Madrid. Do të ishte krenari për mua dhe për gjithë lojtarët, pasi Reali është klub i madh”, ka thënë Raiola për gazetën “Marca”, transmeton Koha.net.