Skuderia e Ferrarit ka pasur të gjitha mundësitë për të qenë e suksesshme këtë edicion në Formula 1, por gabimet dhe çështjet mekanike dëmtuan ambiciet për titullin e kampionit, insiston piloti finlandez Kimi Raikkonen.
Dhjetë vjet pas triumfit të tij në kampionatin e vitit 2007 në Interlagos me bolidin e Ferrarit, Raikkonen premton se skuderia italiane e ka për detyrim për të qenë shumë më e mirë vitin tjetër, shkruan sot Koha Ditore.
"Si skuderi, ne e kemi bërë një rrugë të gjatë nga viti në vit dhe gjithashtu në krahasim me vitin e kaluar kemi bërë një punë të mirë, por nuk ishte e mjaftueshme", ka pranuar Raikkonen.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.