Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raikkonen fiton në SHBA, Hamiltonit i shtyhet festa

Piloti britanik i Mercedesit, Lewis Hamilton, duhet të presë së paku edhe një javë për titullin e pestë të Formula 1. Hamilton të dielën në garën e Shpërblimit të Madh të SHBA-së në Austin, përfundoi në pozitën e tretë, që nuk i mjaftoi për të siguruar titullin e kampionit.

Hamilton ka 70 pikë epërsi ndaj gjermanit të Ferrarit, Sebastian Vettel, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe tri gara, pra maksimalisht mund të fitohen 75 pikë, transmeton “Koha Ditore”.

Gara e ardhshme është ajo e Shpërblimit të Madh të Meksikës që mbahet të dielën e ardhshme.

Në Austin të dielën, Hamilton nisi nga pozita e parë startuese, mirëpo ai nuk arriti të mbante epërsinë. Garën e fitoi piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikkonen.

“Një përgëzim të madh për Kimin. Ai bëri një punë të mrekullueshme dhe nuk bëri fare gabime. Pati start shumë të mirë dhe arriti të mbajë ritmin deri në fund. Max bëri punë të mrekullueshme po ashtu. Ishte më e mira që mund të bënim. Patëm një garë të mirë dhe do të presim fundjavën e ardhshme. Ferrari ka rritur tempin këtë fundjavë, kështu që po shikoj para te gara e ardhshme”, ka thënë Hamilton... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)