KB Rahoveci e ka shënuar edhe fitoren e pestë këtë edicion në Ligën Unike. Të mërkurën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahoveci, ekipi vendas e ka mposhtur Vllazninë e Shkodrës me rezultatin 97:73. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 12-t të Ligës Unike, ndërsa Rahoveci me këtë fitore është ngritur në kuptën e 17 pikë.
Në anën tjetër, Vllaznia mbetet e fundit në tabelë me 14 pikë pasi ka vetëm dy fitore karshi dhjetë humbjeve deri më tani. Amerikani Makol Maëien ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme me fanellën e Rahovecit, pasi ndeshjen e mbylli me “double-double” prej 19 pikëve e 17 kërcimeve.
Me lojë të mirë te Rahoveci, u veçuan edhe Fisnik Rugova (23), TJ Dunans (17) e Musab Mala (15). Te Vllaznia, tre basketbollistë shënuan pikë dyshifrore por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen e thellë.
Redi Rakaj me 18 pikë të shënuara ishte më efikasi, i përcjellë nga Robert Shestani (17) e Avi Toomer (14).