Kyle Soviane ka realizuar 26 pikë e 13 kërcime për të udhëhequr Rahovecin drejt fitores ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 81:80.
Takimi i luajtur të shtunën mbrëma në Suharekë u vlerësua derbi i javës së dytë të IP Superligës së Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.
Rahoveci shënoi fitoren e dytë, ndërsa Ylli vendas pësoi humbjen e parë. Ndeshja mes Yllit e Rahovecit u vlerësua derbi ndonëse në kuadër të xhiros së dytë u takuan edhe Peja me Sigal Prishtinën, dy skuadrat me nam të vendit.
Por këtë edicion dallimi në cilësi mes Pejës e Prishtinës është i madh dhe për këtë kryendeshje e javës u cilësua ajo e luajtur në Suharekë. Prishtina në Pejë fitoi me 20 pikë dallim, 84:64, ndërsa pushoi disa prej lojtarëve kryesorë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.