Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Të dielën mbrëma, Rahoveci mposhti Prishtinën në kryeqytet me rezultat 34:31. Ndeshja ishte e fortë, ndërsa “vreshtarët” në shumicën e kohës ishin në epërsi. Brazilian Marley Wallace udhëhoqi Rahovecin me 11 gola të shënuar. Po të dielën, Trepça fitoi pa telashe ndaj Llapit, 48:24.
Të shtunën, Besa Famgas e mposhti Vëllaznimin me rezultat 42:30, ndërsa Vushtrria fitoi ndaj Deçanit me rezultat 31:19.
Artikuj të ngjashëm