Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ragbi po i riintegron të burgosurit italianë

Ata mund të jenë duke jetuar prapa grilave, por ragbi u ka dhënë të burgosurve në Itali një copë lirie.

Një projekt unik e ka dërguar sportin në 15 burgje nëpër vend dhe përfitimet e tij po kanë ndikim të madh tek të burgosurit, si kur ata janë në burg ashtu edhe pasi po lirohen.

Në një burg në Torino, tendenca për të bërë shkelje të reja nga të burgosurit që luajnë ragbi është rreth 25 për qind krahasuar me shifrën normale prej 70 për qind, sipas "Ragbi Përtej Grilave", që është prapa këtij projekti, shkruan Koha Ditore.

"Synimi është që përmes vlerave të ragbit të respektohen rregullat, kundërshtari, referi dhe tifozët. Pra, të bëhet risocializimi i të burgosurve", thotë Stefano Cantoni, zyrtar i Federatës Italiane të Ragbit (FIR), që mbështet projektin. "Rezultatet deri më tash dëshmojnë se ka pasur sukses në marrëdhëniet njerëzore në mes të burgosurve, të cilët kanë një vlerësim më të madh për njëri-tjetrin. Po ashtu, ofron një rrjet të ri që mund të jetë i paçmueshëm për riintegrimin e të burgosurve në shoqërinë civile".

... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)