Botë

Vetëvrasjet në burgje, Italia e shqetësuar me burgjet e stërmbushura

Ministri italian i Drejtësisë të shtunën ka vizituar burgun e Torinos në të cilin dy gra u vetëvranë brenda pak orësh.

Grupet për të drejtat e të burgosurve kanë paralajmëruar për vetëvrasjet që mund të ndodhin gjatë verës në burgjet e mbipopulluara të Italisë.

Ministri Carlo Nordio ka bërë thirrje për forma të tjera të mbajtjes dhe shndërrimin e barakave ushtarake në burgje, me qëllim që të ulet numri i të burgosurve nëpër burgjet më të mëdha të Italisë.

Sipas organizatave, për kushte më të mira në burgje, një grua italiane u vetëvra në qelinë e saj, ndërkaq një nigeriane ka vdekur në qendrën e shëndetit mendor pasi kishte refuzuar ushqim dhe ujë që prej 22 korrikut.

Edhe para vdekjeve të tyre, vetëm sivjet nëpër burgjet italiane janë vetëvrarë 42 të burgosur, ndërsa në vitin 2022 ishin 85 të vetëvrarë nëpër qeli.