Mesfushori brazilian nuk bënë pjesë në planet e Barcelonës.
Rafinha ishte një prej lojtarëve më të mirë të Interit në pjesën e dytë të stinorit të shkuar, por zikaltërit nuk ushtruan të drejtën për ta blerë atë përfundimisht nga Barcelona.
Mesfushori u rikthye te Barcelona dhe pavarësisht paraqitjeve të mira në miqësoret e verës, duket se nuk do të qëndrojë gjatë aty, pasi është në pritje të mësojë të ardhmen e tij.
Mediat spanjolle raportojnë se babai, menaxher i Rafinhës, ka qenë në qytetin e Sevilles, ku ka takuar drejtuesit e Betisit, skuadër që mund të marrë shërbimet e lojtarit.
Natyrisht që ky është një lajm që lë shije të hidhur te Interi, pasi zikaltërit kanë qenë në negociata me skuadrën andaluziane, për transferimin e portugezit Joao Mario, të cilit tani duhet t’i gjejnë një skuadër tjetër.