Mesfushori i Barcelonës, Rafinha pritet të transferohet në Premier Ligë në afatin kalimtar të janarit, raporton Mundo Deportivo.
Braziliani po rikuperohet nga një lëndim në gju, por dëshiron që të sigurojë një vend në kombëtaren braziliane për Botërorin e vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.
Mundësitë e limituara për të luajtur në Camp Nou e shtyn lojtarin që të shikojë mundësinë e transferimit në Angli te ndonjë klub ku do të luante më shumë.
Raportohet se në garë për të deri më tani kanë Liverpooli, Arsenali, e Tottenhami.